I thjeshtë dhe i shijshëm, ja pse duhet të provoni kekun me karota

Nga Class 28 February 2021

I thjeshtë dhe i shijshëm, ja pse duhet të provoni kekun me

Jeni duke menduar që këtë të diel të gatuani një ëmbëlsirë për familjen, por stepeni nga kilet e tepërta? Kemi një recetë ëmbëlsire që ju 'shuan' nepsin për gjëra të ëmbla dhe njëkohësisht ka dhe vlera ushqyese.

Përbërësit: 2 vezë, 100 g gjalpë, 250 g karota, 50 g lajthi, 1 portokall, 200 g miell misri, 1 fryrës keku dhe 1 lugë kanellë; Për kremin lart nevojiten: 200 g krem djathi, 50 g sheqer, ½ limon dhe 1 vanilje.

Përgatitja: Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, lëngun dhe lëkurën e portokallit, kanellën pluhur dhe e rrahim përsëri. Shtojmë miellin dhe fryrësin, pjekim lajthitë dhe i grimë në blender, gjithashtu grijmë edhe karotat dhe i shtojmë të dyja te brumi, i përziejmë mirë. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e lyejmë sipër me kremin e djathit pasi e kemi përzier në tas me sheqerin, lëngun e limonit dhe vaniljen. Sipër i vendosim disa karota të vogla të cilave i kemi dhënë formë.

-Recetë origjinale nga Living

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon