Pas divorcit të bujshëm, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet për herë të dytë me këngëtarin shqiptar

Nga Class 23 February 2021

Pas divorcit të bujshëm, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet

Qoftë kjo hera e fundit” shkruajnë mediat turke për martesën e dytë dhe të pazakontë të aktores së njohur të “Ertugrul”, Burcu Kıratlı dhe këngëtarit me origjinë shqiptare, Sinan Akçıl.

Ceremonia e dasmës, e cila u mbajt me një grup të vogël të ftuarish, u shpërnda edhe në mediat sociale.

Akçıl dhe Kıratlı u martuan në vitin 2018 me një dasmë shumë të madhe, por lumturia e parë zgjati shumë pak muaj, pasi filluan problemet.

Pas divorcit të bujshëm, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet

Në një deklaratë publike, këngëtari me origjinë shqiptare tregoi se marrëdhënia e tyre kishte pësuar krizë, sepse nuk i kushtonin më rëndësi më njëri-tjetrit. Kjo ishte edhe arsyeja pse i dhanë fund dhe martesës.

Pas divorcit të bujshëm, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet

Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga WhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Por ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam”,- tha Akçıl.

Pas divorcit të bujshëm, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet

Ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat turke. Me sa duket, çifti nuk ka bërë dot pa njëri-tjetrin, e kanë kuptuar rëndësinë dhe dashurinë që kanë duke i dhënë fund beqarisë sërish me një martesë të thjeshtë, e cila kishte të ftuar vetëm të afërm e miq të ngushtë.

Sinan Akçil e ka bërë publik lajmin me një postim në Instagram dhe me disa foto zyrtare nga martesa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sinan Akçıl (@sinanakcil)

“Z. dhe Znj. Akçıl”, ka shkruar Sinan në mbishkrimin e fotove.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon