Ka prerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen me Merin

Nga Class 23 February 2021

Ka prerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen

Pak pasi zgjodhi Merin në krah të zemrës së tij, protagonist i “Love Story”, ende i emocionuar, në një intervistë të shkurtër për “Daily Love Story”, foli për planet e tij me Merin, si edhe për raportin e tyre jashtë kamerave.

“Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”,- tha Saimiri i pyetur për emocionet e kësaj nate.

Ka prerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen

Pyetjes nëse ishte vendimi që i dha Generdës më i vështirë krahasuar me atë që i dha Merit, natyrisht Saimiri tha për të parin:

Më e vështirë ishte t’i jepja Generdës lajmin që…i urrej këto gjërat, këto lajmet e këqija. Më erdhi vërtetë shumë keq sepse kemi kaluar një kohë shumë të bukur, është një vajzë shumë e veçantë për mua".

Ka prerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen

Po si do vazhdojë njohja me Merin?

Saimiri tha se njohjen me Merin, deri tani e ka pasur përmes kamerave, kështu që e para gjë që do të ndodhë mes tyre është njohja jashtë objektivit: “Ne do njihemi me njëri-tjetrin pa kamera dhe të shohim” – tha Saimiri duke shtuar se biletën për Gjermani nuk e ka prerë ende për vete: “Të shohim, të takohemi këto ditë, të kalojmë pak kohë bashkë, do rri edhe disa ditë këtu.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon