‘Je e zgjedhura ime’, Saimiri dhe publiku bëhen bashkë për zgjedhjen e fundit

Nga Class 22 February 2021

‘Je e zgjedhura ime’, Saimiri dhe publiku bëhen bashkë

Ja ku jemi…” Kështu e nisi Saimiri dialogun e fundit me Merin, të zgjedhurën e tij në fund të ‘Love Story’. I gjithë rrugëtimi ka marrë fund pak minuta më parë, kur Saimiri zgjodhi Merin për ta njohur pas kamerave.

Nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam pare, kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në ‘Love Story’.

Megjithatë, kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta. Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri, kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigjja është që ti je e zgjedhura ime”

Kaq u desh ndërsa e gjithë skena shpërtheu në simbole dashuri për çiftin e saposhpallur të "Love Story".  

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon