Rikthimi i 'Winx-ave' me 'Fate: The Winx Saga', pse njerëzit mbetën të zhgënjyer?

Nga Class 27 January 2021

Rikthimi i 'Winx-ave' me 'Fate: The Winx Saga', pse

Për shumë prej nesh filmat e animuar të fëmijëris zënë një vend në kujtimet tona më të bukura. Kur i shohim na kthejnë në botën e mrekullive dhe imagjinatës së pafund.

Winx Club, një nga serialet me të njohura të animuar, do të rikthehet sërish, por këtë herë do të kemi të bëjmë me personazhe reale. Por shumë njerëz kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me mënyrën e përshtatjes së serialit të ri  “Fate: The Winx Saga”, duke thënë se është shumë larg botës magjike së Winx.

Shumë fansa të The Winx Club” nuk e kanë pritur mirë ndryshimin e personazhit të Flora-s. Krijuesit bënë me dije se në fakt Flora është kushërira e Terra-s, personazhit të ri në “Fate: The Winx Saga”.

Megjithatë të shumtë janë ata që kanë kritikuar faktin që Flora ishte latine – sepse është krijuar si frymëzim nga Jennifer Lopez – ndërkohë që Terra nuk ka lidhje me të qenurit latine.

Gjithashtu në këtë serial do të mungojë, Tekna, Zana e Teknologjisë. Një nga momentet më të bukura në “The Winx Club” ishte transformimi i zanave, por në “Fate: The Winx Saga” kjo nuk ndodh. Vetëm Bloom transformohet në finale.

Rikthimi i 'Winx-ave' me 'Fate: The Winx Saga', pse

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon