Pas arratisjes, policia ngre një akuzë tjetër për Fjolla Morinën

Fjolla në arrati

Nga Class 21 January 2021

Pas arratisjes, policia ngre një akuzë tjetër për Fjolla

Vetëm një ditë më parë, në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi lajmi që këngëtarja nga Prishtina, Fjolla Morina, është arratisur nga banesa në qytetin e Kukësit. Pasi u kap me armë në kufirin e Morinës, gjykata kishte vendosur akuzën “arrest shtëpie” për këngëtaren nga Prishtina, por, me sa duket, këngëtarja e ka shkelur dhe është larguar.

Sipas deklaratës së fundit të policisë së Kukësit, mbi këngëtaren tashmë rëndon edhe një akuzë e dytë, ajo e “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.

Pas arratisjes, policia ngre një akuzë tjetër për Fjolla

Kështu, policia e Kukësit, pas kontrollit gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e këngëtares, ka publikuar një deklaratë, e cila specifikon se mbi 34-vjeçaren tani rëndon edhe një masë e re.

Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”,- njofton policia.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon