Arratiset Fjolla Morina, policia nuk e gjen në banesë

Nga Class 20 January 2021

Arratiset Fjolla Morina, policia nuk e gjen në banesë

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u kap me dy pistoleta në doganën e Morinës, më 19 shtator 2020, rezulton se nuk është në banesë.

Policia kishte shkuar për kontroll në banesën që ajo ka marrë me qira në Kukës, ku po qëndron me arrest shtëpie. Por gjatë ditës së sotme, policia nuk e ka gjetur në apartament këngëtaren, mësohet nga burime të tvklan.al.

Arratiset Fjolla Morina, policia nuk e gjen në banesë

Mësohet se policia është duke e kërkuar këngëtaren, ndaj së cilës ka një proces gjyqësor.

Këngëtarja u arrestua në doganën e Morinës duke hyrë në Shqipëri, pasi në makinë iu gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë. Bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë në shtator 2020, por akuza për ta u pushua, ndërsa procesi gjyqësor vijoi vetëm për Fjolla Morinën.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon