Ikën acari, rikthehen rrebeshet e shiut. Cilat janë zonat që rrezikojnë përmbytje

Nga Class• 19 January 2021

Ikën acari, rikthehen rrebeshet e shiut. Cilat janë zonat që

Moti i ftohtë dhe i acartë i ditëve të fundit pritet të zëvendësohet nga reshje intensive dhe rrebeshe në disa zona të vendit.

Kështu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të fillojnë të rriten të mërkurën (20 janar). Por rritja e vlerave do t’u lërë vendin vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme, të cilat do të jenë me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri e jug, deri ditën e premte. Vetëm zonat malore në lartësitë mbi 1000 metra do të përfshihen nga reshje dëbore, por ato do të jenë të dobëta.

Reshjet e shiut do të shtohen ditën e shtunë (23 janar). Në zonat veriore dhe jugore, reshjet do të jenë me intensitet të lartë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar. Në lartësitë mbi 500 metër në veri-verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore.

Dita e premte dhe e shtunë pritet të ketë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë.

Ndërkohë, IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit.

Bazuar në këto të dhëna, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka paralajmëruar bashkitë dhe prefekturat të marrin masat, në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU, intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon