'Vajzat më tërheqin më shumë', Miley Cyrus flet hapur për seksualitetin e saj

Nga Class 19 January 2021

'Vajzat më tërheqin më shumë', Miley Cyrus flet

Miley Cyrus ka folur hapur në lidhje me seksualitetin e saj, duke shpjeguar se ka me shumë kuptim për të kur del me vajza se sa me djem.

Këngëtarja e Midnight Sky, 28-vjeçare, tha se e shikon trupin femëror më tërheqës sesa atë mashkullor.

“Roli që unë kam pasur në marrëdhënie me një femër kishte më shumë kuptim, sepse nuk ekzistonte kjo gjëja e çuditshme që unë paguaj për gjithçka dhe çfarëdo gjëje tjetër. Nëse unë do të jem me një vajzë, jam plotësisht gati të jem me një vajzë që është po aq e suksesshme, ose më e suksesshme se unë”, -ka thënë këngëtarja, duke shtuar se në çdo lidhje që ka pasur si me vajza dhe me djem, ajo ka qenë më dominante.

Prej kohësh Miley Cyrus ka folur hapur në lidhje me biseksualitetin e saj, por mesa kuptojmë, këngëtarja duket më e fokusuar tek gjinia femërore.

'Vajzat më tërheqin më shumë', Miley Cyrus flet

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon