Kate Winslet rrëfen se është bullizuar pas rolit në filmin 'Titanic'

Nga Class• 16 January 2021

Kate Winslet rrëfen se është bullizuar pas rolit në filmin

Kate Winslet ishte vetëm 21 vjeç kur roli i saj në "Titanic" e ktheu atë në një yll ndërkombëtar. Së fundmi ajo ka folur në lidhje me 'bullizmin' dhe 'kritikat' nga shtypi britanik pasi doli filmi.

“Ishte si dita me natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja: ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare."

Aktorja ka shtuar se në kohën kur Titanic-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.

Kate Winslet rrëfen se është bullizuar pas rolit në filmin

“Kështu ndjeva sikur ende nuk isha vërtet e gatshme të bëja gjëra të mëdha në Hollywood. Ishte një përgjegjësi e madhe. Nuk doja të bëja gabime.“- shtoi më tej aktorja.

Edhe pse Kate ishte tashmë një aktore fituese e BAFTA falë rolit të saj në 1995 në ‘Sense and Sensibility’, ishte ‘Titanic’ që e çoi famën e saj në nivelin tjetër.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon