Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Ngjarja trondit publikun

Nga Class• 15 January 2021

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Të gjithë fqinjët po mbledhin së bashku të gjitha dëshmitë për të bërë bashkë të gjitha ngjarjet misterioze që kanë çuar deri në momentin tronditës kur një nënë nga Melburni besohet se ka vrarë tre fëmijët e saj dhe më pas, edhe veten.

Trupat e pajetë të Katie Perinovic, dy vajzave të saj Claire, 7 vjeç, Anna, 5 vjeç, dhe djalit Matthew, 3 vjeç, u zbuluan brenda shtëpisë së tyre, në Tullamarine, në periferinë veriore të qytetit, të enjten pasdite.

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Bashkëshorti i Perinoviç, Tomislav, 48 vjeç, ishte i pari që gjeti trupat e pajetë të tre fëmijëve dhe të bashkëshortes dhe menjëherë ka lajmëruar shërbimet e urgjencës. Pasi u mor në pyetje nga policia, u lirua pa akuzë.

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Më pak se 24 orë para vrasjeve tronditëse, 42-vjeçarja Perinovic kishte dërguar një qese me kumbulla në shtëpinë e fqinjëve të saj, në rrugën “Burgess”, te fqinjët Daniel dhe Vicky Schembri.

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Z. Schembri, i cili jeton në të njëjtën rrugë me familjen Perinovic prej 48-vjetësh, tha se Katie trokiti në derën e tij në 5.30 pasditen e së mërkurën.

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Ai e falënderoi për kumbullat, dhe ajo u tha "Mirupafshim". Vetëm dy ditë më parë, Schembri rrëfeu gjithashashtu se kishte parë tre fëmijët që luanin të lumtur në pishinën e shtëpisë së tyre: “Ata luanin të lumtur dhe dukeshin shumë të lumtur” – tregoi ai për “The Australian”.

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon