6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Nga Class• 14 January 2021

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Vitet e fundit, prindërit kanë një tendencë gjithnjë e në rritje për të postuar në rrjete sociale fotot e fëmijëve të tyre. Madje shpeshherë shohim se prindërit preferojnë të hapin profile me emrat dhe fotot e fëmijëve në rrjete sociale. 

Për të qenë më të sigurt në lidhje me privatësinë e fëmijës tuaj, mëposhtë gjeni disa udhëzime në lidhje me fotografitë.

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Mos posto foto ku shfaqen logo që japin detaje. Për shembull fëmijën veshur me uniformën e shkollës. Dikush mund të mësojë vendndodhjen e tij dhe t`ia vësh në rrezik jetën.

Foto ku shfaqet emri i fëmijës

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Në raste kur postoni foto të fëmijëve në profilet tuaja, përpiquni ta shmangni emrin e fëmijës. Dikush mund t`i thërrasë në emër dhe të hiqet si miku juaj. Fëmija mund të bjerë pre e një rrëmbimi.

Foto ku shfaqet shkolla e fëmijës 

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Foto të fëmijës zhveshur

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Mund të bien në duart e pedofilëve, të cilët i përdorin fotot për qëllime të dënueshme, si dhe fëmija mund të ndihet edhe në siklet kur të rritet.

Foto ku e shfaqin fëmijën keq, me nerva ose duke qarë

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Kjo mund ta bëjë të frustruar në të ardhmen, kur të përballet me fotot.

Foto që tregojnë fëmijë të tjerë

6 fotot e fëmijës që nuk duhet t`i postosh online

Nëse nuk i merr leje më parë gjithë prindërve të tyre, nuk mund t`i postosh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon