Një hile që ‘mashtron’ stomakun nëse ke uri para se të flesh

Ke uri çdo natë para se të flesh

Nga Class 13 January 2021

Një hile që ‘mashtron’ stomakun nëse ke uri para se

Të gjithë e kemi provuar. Je gati për t’u shtrirë në shtrat, ke fikur dritat dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë. Je e uritur apo jo?

Nëse nuk mund të flesh pa e shuar urinë qoftë edhe me një gjë të vogël, jo të gjitha ushqimet rekomandohen, sidomos nëse po përpiqesh të biesh nga pesha.

Nëse disa ushqime nuk janë të rekomanduara për t’u konsumuar para gjumit, ka të tjera që janë efektive. Ke ndonjë ide?

Një hile që ‘mashtron’ stomakun nëse ke uri para se

Është kosi! Ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe pa sheqer. Proteinat ndihmojnë aktivitetin e muskujve edhe ndërsa je duke fjetur, duke bërë kështu që të djegësh kalori edhe në gjumë.

Sipas një studimi nga American Journal of Physiology, konsumi i proteinave para gjumit aktivizon sintezën e proteinave, e cila ndikon drejtpërdrejt te muskujt. Në thelb, proteinat të ndihmojnë të djegësh dhjamin e trupit. Për këtë ke nevojë pas festave të fundvitit apo jo?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon