Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë: 'Dashuria nuk vdes kurrë'

Nga Class• 13 January 2021

Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë: 'Dashuria nuk vdes

Artisti Robert Aliaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij lajmin e hidhur për humbjen e të vëllait, Rexhep Aliaj, i cili ishte piktor dhe skenograf i njohur.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka shprehur dhimbjen për ikjen e njeriut të shtrenjtë.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai/motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?"

Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë: 'Dashuria nuk vdes

"R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, shkruan Aliaj.

Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë: 'Dashuria nuk vdes

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon