Miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me vajzën 5 muajshe

Fatkeqësi

Nga Class 12 January 2021

Miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me vajzën 5

Luo Lili, një prej emrave më të njohur në listën e miliarderëve në botë, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga apartamenti ku banonte, së bashku me foshnjën 5 muajshe.

Lili, e cila është parë nën shoqërinë e Rita Orës dhe Hilary Clinton, mendohet t’i ketë dhënë fund jetës për shkak se vuante nga depresioni pas lindjes. Të paktën kështu raportojnë mediat zyrtare në Hong Kong.

Lili u gjet së bashku me vajzën në fund të një blloku apartamentesh. Lajmi se një grua kaq e pasur dhe e suksesshme i ka dhënë fund jetës në mënyrë të papritur ka tronditur të gjithë opinionin në Hong Kong.

Miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me vajzën 5

Sipas medias britanike “The Sun”, nuk dihet se cili ka qenë baba i fëmijës së Lili-t, por vetë miliarderja 34-vjeçare, në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, shkruante se ishte shumë e lumtur për këtë “dhuratë nga Zoti” që mbante në duar.

Luo konfirmoi se ishte nënë beqare dhe vajza e vetme e Luo Lin, kryetarit të kompanisë së pasurive të patundshme Chengdu Jinlin Real Estate, familja e të cilit është përfshirë në mjekësinë kineze për gjashtë breza.

Miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me vajzën 5

Luo filloi biznesin e saj të parë në moshën 28-vjeçare, përpara se të themelonte kompaninë e saj TriBeluga në 2014, e krijuar për të mbështetur sipërmarrësit në Kinë, SHBA dhe Korenë e Jugut.

Familja e saj e pasur e dërgoi për të studiuar në Amerikë, por ajo jetonte mes Zvicrës dhe Australisë. Ajo kishte qenë edhe anëtare aktive e shoqërisë Hong Kong, dhe ndau foto në mediat sociale me Hillary Clinton dhe këngëtaren Rita Ora. Një nga miqtë e saj të ngushtë ishte yllin e medaljeve olimpike, Guo Jingjing.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon