Një zgjidhje për prindërit ‘e lodhur’ nga pushimet e gjata të fëmijëve

Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve

Nga Class 5 January 2021

Një zgjidhje për prindërit ‘e lodhur’ nga pushimet e

Viti i Ri ka vetëm pak ditë që ka trokitur dhe të gjithë duam të besojmë se do të jetë një vit i mbarë. Po ashtu, fëmijët kanë edhe disa ditë pushim derisa të rinisin shkollën e t’u rikthehen mësimeve. Për të gjithë prindërit që “janë mërzitur” me fëmijët nëpër këmbë këto ditë të Vitit të Ri dhe për të gjithë ata që ende nuk ua kanë bërë dhuratën e Vitit të Ri vogëlushëve të tyre, shtëpia botuese “Pegi” propozon një libër interesant nga autorja Persida Asllani, “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve.”

Një zgjidhje për prindërit ‘e lodhur’ nga pushimet e

Përshkrimi i librit

Babagjyshin e përfytyrojnë të ulur pranë zjarrit bubulak, duke lexuar me kërshëri çdo letër fëmije dhe duke menduar se cili prej tyre do të meritonte një dhuratë në Natën Magjike. Por, në të vërtetë, gjërat janë paksa më ndryshe! Jeta e elfëve dhe e Babagjyshit, që fëmijët e duan aq shumë, ndonjëherë mund të ndërlikohet në mënyrë të befasishme e t'i përfshijë ata në biseda të gjata ose edhe më shumë se kaq, në aventura të çuditshme.

Ja, pikërisht në një mëngjes dhjetori, kur dita dukej se kishte nisur mirë e bukur, dy elfë po flisnin të shqetësuar mes tyre dhe po përpiqeshin të kuptonin diçka më shumë rreth fjalëve që Babagjyshi kishte shqiptuar atë mëngjes...

Skeda e librit:

Titulli: Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve

Autor: Persida Asllani

Kategoria: Botime për fëmijë dhe të rinj

Data e botimit: Dhjetor, 2020

Numri i faqeve: 242

Çmimi: 800 lekë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon