Një tjetër monolit shfaqet në mënyrë misterioze, por kësaj radhe përbërja e tij është e çuditshme

Nga Class 27 December 2020

Një tjetër monolit shfaqet në mënyrë misterioze, por

Një monolit misterioz i bërë nga biskota xhinxheri u shfaq në Corona Heights Park në qytetin amerikan të San Franciscos ditën e Krishtlindjes. Është e paqartë se kush qëndron prapa objektit, i cili tregon tre nga fjalët më të përdorura të vitit 2020 - gatimi në shtëpi, strukturat misterioze dhe emrin e vendit “Corona” - si dhe ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe ishte i përbërë nga një prej ëmbësirave tradicionale të Krishlindjeve, gingerbread ose biskota xhinxheri (dhe u shfaq pikërisht ditën e Krishtlindjeve).

"Unë u trondita shumë kur pashë për herë të parë monolitin prej biskote", -tha Josh Ackerman për BBC.

Monolitë e tjerë janë shfaqur nëpër botë në javët e fundit. E para, një shtyllë misterioze metali, u zbulua në shkretëtirë në shtetin amerikan të Utah muajin e kaluar - para se të zhdukej një javë më vonë.

Një tjetër monolit shfaqet në mënyrë misterioze, por
Foto nga afër e monolitit të xhinxherit

Struktura e brendshme e monolitit gingerbread është e paqartë.

Ackerman, i cili i publikoi në Twitter fotot nga vendi, tha se ai kishte parë një postim në rrjetet sociale në lidhje me strukturën prej biskote para se të shkonte ta shihte nga afër në mëngjesin e Krishtlindjes, por nuk i kishte besuar lajmit.

"Kështu që kur vrapova në Corona Heights dhe pashë se ishte vërtet atje, ishte shumë e habitshme," -tha ai për BBC.

Ashtu si me monolitët e tjerë, as prejardhja e këtij të fundit nuk dihet ende.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon