Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto filma

Nga Class 23 December 2020

 Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto
Kur jemi larg nga të dashurit, ndonjëherë shikimi i përvojave familjare në ekran është një gjë shumë e mirë. Për këtë vit, Krishtlindja do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe e ashpër për të gjithë ne. TV dhe filmat do të luajnë një rol të rëndësishëm tani më shumë se kurrë.
 
Nëse zgjedhim gjërat e duhura për të parë, ato mund të na rikthejnë të qeshurat, të na kujtojnë momente të ndryshme familjare, kur qëndrojmë pranë pemës festive dhe tryezës, që këtë herë do të ketë më pak pjata sipër saj.
Sipas psikologut Dr. Tara Quinn-Cirillo, filmat e Krishtlindjeve mund të bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë mendor në këtë periudhë festive dhe të na ndihmojë të gjithëve mos ta ndjejmë mungesën e familjes.
 
Më poshtë gjeni një listë filmash të cilat ndikjonë pozitivisht tek shikuesit, sidomos në periudhë festash.
 
The Royle Family (1998-2012)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto
 
Një nga komeditë më të famshme britanike, ku bëhet fjalë për një familje me vlera thelbësore, por paksa jofunksionale.
 
National Lampoon's Christmas Vacation (1989)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto
 
Komedi e viteve 80', ku i gjthë filmi ka idenë e Krishtlindjeve 'perfekte & të papërsosura'. Me shumë prej nesh që nuk po marrim periudhën festive që prisnim, ky film përcjellë vlerën e marrëdhënieve mbi atë materiale.

Home Alone (1990)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto

Asnjëherë nuk na duhet justifikim për t'u rikthyer në këtë film klasik Krishtlindjesh, që ka një ndikim akoma më të veçantë këtë vit. Shumë prej nesh do të ndihen si Kevin këtë Krishtlindje, pasi do të gjendemi larg të afërmve tanë. Ribashkimi midis Kevin dhe familjes së tij pas kohës së tyre të ndarë gjithashtu ofron mundësinë që edhe ne të përjetojmë një ribashkim.

Nativity! (2009)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto

Kjo histori për fëmijë, me disa nxënës që duan të krijojnë një mënyrë të re Krishtlindjes kundër asaj të vjetër, mund t'ju inkurajojë që të bëni më të mirën tuaj edhe në këto rrethana pandemie.

Jingle All The Way (1996)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto

Kjo komedi aksion, ku një baba përpiqet të kap një kukull për djalin e tij, por që hasë shumë të papritura që i ndryshojnë preceptimet. Kjo lidhet ngushtë me ndryshimin e preceptimeve të njerëzve për vitin 2020.

Snowman (1982)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto

Ky film i animuar magjik, frymëzues dhe në fund prekës, i ka tërhequr shikuesit për gati 40 vjet. Lirimi emocional për shikuesit mund të jetë po aq pozitiv sa e qeshura.

Elf (2003)

Nëse ndiheni vetëm gjatë festave duhet të shikoni këto

Një tjetër zgjedhje e mirë për të balancuar pritshmëritë dhe realitetin këtë Krishtlindje. Një Elf kërkon të lërë jetën e tij perfekte në Polin e Veriut dhe të gjejë babanë e tij të vërtetë. Në fund, babai është shumë ndryshe nga mënyra se si ai e imagjinonte.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon