Zyrtare, Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe i bën një premtim publik

Del në dritë Selvija

Nga Class• 19 December 2020

Zyrtare, Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe i bën një

Është treguar mjaft i kujdesshëm për ta ruajtur profilin e saj për një kohë të gjatë jashtë syrit kureshtar të publikut, por e ka shijuar në privatësi të plotë dashurinë me partneren e tij, me të cilin ka në plan të martohet. Vetëm pak kohë më parë, këngëtari i adhuruar i vajzave, ka pranuar publikisht se është në një lidhje, të cilën ka në plan ta kurorëzojë me martesë.

Sot, fare papritur, Shpat Kasapi ka prezantuar publikisht profilin e saj, madje edhe i ka bërë një premtim jo të vogël bukuroshes me të cilën ka vendosur të lidhë jetën.

Zyrtare, Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe i bën një

Selvije Jao është brunia e bukur në krah të Shpatit, së cilës, publikisht ai i bën një premtim: “Premtoj që do të kujdesem për zemrën tënde dhe do ta ruaj me dashuri”

Nuk dihen ende planet e afërta të këngëtarit të njohur, por me siguri, viti i ardhshëm do të sjellë një status të ri në jetën e tij. Urime Shpatit dhe Selvijes!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon