Nëse mban kapuç në dimër, ka diҫka që nuk duhet ta bësh
Mos i mblidh flokët

Kapuҫët janë një prej aksesorëve perfektë gjatë dimrit. Janë komodë, të ngrohtë, por edhe të bukur. Me ta mund t’i mbulosh flokët, t’i maskosh, mund të tregosh gërshetat e bukura etj. Ditët e fundit, sidomos, kur temperaturat janë ulur edhe më tepër, kapuҫi është zgjedhja ideale. Por ka diҫka që nuk duhet ta bësh asnjëherë nëse e vë kapuҫin ҫdo ditë para se të dalësh nga shtëpia.

Përfundimisht, këshilla e stilistëve të flokëve është: mos i mblidh flokët lart nëse ke vendosur që të mbash kapuҫ në kokë. Ky stil ka mbetur pas prej disa vitesh. Jo vetëm sepse nuk të bën të ndihesh komode me kapuҫin në kokë, por njëkohësisht është një mënyrë që nuk të mban ngrohtë. Nëse do që t’i mbash flokët larg fytyrës, mblidhi lirshëm në dy bishtaleca ose edhe gërshet në njërën anë.
Një arsye tjetër pse nuk duhet t’i mbledhësh flokët sa herë vendos kapuҫ është edhe dëmtimi i flokëve. Nëse i mban të mbledhur, flokët do të këputen, por edhe do të fillojnë të bien më shpesh.



