Rihanna është zyrtarisht në një lidhje me reperin e famshëm

Nga Class 2 December 2020

Rihanna është zyrtarisht në një lidhje me reperin e

Në janar të 2020-ës interneti filloi të ziente nga lajmi se Rihanna dhe A$AP Rocky po dilnin, pasi u panë së bashku në prapaskenë në një koncert. Pas kësaj, një burim për The Sun tha se ata vërtet po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se po i merrnin gjërat me qetësi pasi ishin në fillimet e lidhjes. Në atë periudhë, Rihanna nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë me të dashurin e saj, biznesmenin Hassan Jameel, pas gati tre vitesh lidhje.

Rihanna është zyrtarisht në një lidhje me reperin e

Ndërsa tani duket se dyshja e kanë bërë lidhjen zyrtarisht më serioze. Të paktën kështu ka bërë të ditur një burim për People, që konfirmoi se ata po takohen shpesh me njëri-tjetrin.

Rihanna është zyrtarisht në një lidhje me reperin e

Ky lajm vjen pas raportimeve të Page Six dhe Us Weekly që Rihanna dhe A$AP Rocky u panë me një grup miqsh në Beatrice Inn në NYC këtë fundjavë - duke nxitur edhe më shumë spekulime rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

Rihanna është zyrtarisht në një lidhje me reperin e

Në fakt, Rihanna dhe Rocky kanë qenë miq prej shumë kohësh. Ai madje ishte pjesë e fushatës së saj Fenty Skin. Mirëpo, Rihanna është shumë e rezervuar për jetën e saj personale, kështu që mos prisni që t’i konfirmojë këto lajme... të paktën jo tani afër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Burimi: Cosmopolitan

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon