Kapet me armë dhe me drogë, arrestohet këngëtari grek Notis Sfakianakis

Kapet me armë dhe drogë

Nga Class 30 November 2020

Kapet me armë dhe me drogë, arrestohet këngëtari grek Notis

Policia e Athinës ka arrestuar mbrëmjen e së dielës këngëtarin e njohur, Notis Sfakianakis. Siç shkruajnë mediat vendëse, Sfakianakis është kapur në rrugën "Vouliagmeni", gjatë kontrolleve rutinë që po kryente policia lidhur me masat e COVID-19.

Këngëtari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tij dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë, për të cilën ka deklaruar se ka leje por që i kishte skaduar.

I pyetur nga policia se për se i duhej arma, ai është shprehur se ndihet në rrezik ndaj ka marrë vite më parë një armë me leje.  “Armën e kam me vete, sepse ndihem në rrezik. Dokumentet e licencës kanë skaduar dhe nuk janë rinovuar”, është shprehur ai.

Efektivët e policisë kanë vijuar kontrollin në makinën e tij dhe i kanë gjetur një sasi të vogël kokaine. Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme Sfakianakis ka dalë para gjykatës dhe në hyrje të saj është parë me maskë dhe pranga në duar.

Në sallën e gjyqit, prokurori ka thënë se ai ishte shumë bashkëpunues me policinë dhe nuk bëri rezistencë në momentin që ata e arrestuan.

Këngëtari ka kërkuar që të mos zhvillohet gjyqi kundër tij pasi avokati i tij nuk ishte në Athinë dhe nuk mund ta mbronte dot. Avokati i Notis Sfakianakis ka reaguar për arrestimin e klientit të tij dhe është shprehur se çështja do të shkojë në Gjykatën e Apelit, pasi këngëtari është lënë në burg.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon