Albana Osmani flet për jetën sentimentale dhe planet për t’u bërë nënë

Nga Class 22 November 2020

Albana Osmani flet për jetën sentimentale dhe planet për

Një nga të ftuarat në emisionin “N’fermë” ishte edhe Albana Osmani të cilën patëm sërish mundësinë ta shohim përkrah Ervin Kurtit dhe sigurisht që nuk mundi t’u shpëtonte pyetjeve të tij ngacmuese.

Dhe gjejeni me çfarë pyetje filloi intervista? Kur do ta gjejë një partner?!

“Po ku e di ti që nuk e kam gjetur? Unë jam shumë e lumtur”, -ia ktheu ajo Ervinit.

Albana Osmani flet për jetën sentimentale dhe planet për

“Kam bërë shumë gabime [në jetën sentimentale]. Unë jam njeri me 1 miliard gabime. Por kam mësuar shumë. Kam mësuar të dua veten më shumë sesa e doja më përpara,” –u shpreh Albana para se ta ndërpriste Ervini, duke thënë: “Pasi ke qarë një javë, dy javë.”

“Një javë, dy javë apo 3 vjet me radhë... por ç’rëndësi ka? Faleminderit të gjithë atyre, në çfarëdolloj raporti në jetë, sepse më mësuan dhe më bënë ta shoh jetën edhe njëherë nga fillimi. E di sa bukur është kur e ke puthur asfaltin deri në zero dhe ringrihesh edhe njëherë?!”

Albana Osmani flet për jetën sentimentale dhe planet për

Gazetarët, ndjekësit dhe publiku nuk janë të vetmit që e pyesin moderatoren për jetën private dhe “shqetësohen” nëse e ka apo jo një partner. Siç rrëfeu Albana, edhe familjarët kanë të njëjtin shqetësim prej disa vitesh tanimë.

“Ka nja 10 vite që sa herë ngrihet dollia e Vitit të Ri në shtëpinë time, të gjithë thonë: ‘Hajd me një burrë për Albanën’. O Zot!” –u shpreh ajo me humorin që e karakterizon.

Jo vetëm që Albana e ka gjetur partnerin, por duket se shumë shpejt mund ta shohim edhe në rolin e nënës.

“Do bëj një fëmijë, sa më shpejt. Ky është qëllimi im”, -u përgjigj Albana kur u pyet për pritshmëritë e 2021-shit.

Intervistën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon