Ish i dashuri nuk e lë rehat Demi Lovato-n, e kritikon ashpër me komente në rrjetet sociale

Nga Class• 22 November 2020

Ish i dashuri nuk e lë rehat Demi Lovato-n, e kritikon ashpër me

Lidhja e Demi Lovato-s me aktorin Max Ehrich nuk zgjati shumë, por për aq sa zgjati u përfol dhe vazhdon të diskutohet edhe tani që u bë disa kohë që janë ndarë. Madje që vëmendja të mos largohet nga lidhja e tyre tashmë e përfunduar, kujdeset vetë Max. Rikujtojmë që javë më parë, ai u fotografua duke qarë në breg të detit, në të njëjtin vend ku i kishte propozuar Demi-t.

Ish i dashuri nuk e lë rehat Demi Lovato-n, e kritikon ashpër me

Dhe të gjithë mendonin se fotot ishin bërë me qëllim.

Ish i dashuri nuk e lë rehat Demi Lovato-n, e kritikon ashpër me

Ndërsa tani, disa ditë pasi Demi bëri shaka për lidhjen e saj me Max në People Choice Awards, ky i fundit nuk ka mundur ta kalojë në heshtje këtë gjë.

“Ky vit ka qenë tre vitet më të gjata të jetës sime. Mos më keqkuptoni, filloi shumë mirë. Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Bowl. Por më pas goditi COVID-19 dhe gjithçka u mbyll, kështu që unë bëra atë që bënë të gjithë të tjerët. U izolova dhe u fejova. Pashë shtatë sezone të Pretty Little Liars, prisha fejesën dhe shkova të kërkoj alienë në shkretëtirë. Pak a shumë si gjithë të tjerët", -u shpreh Demi.

Ish i dashuri nuk e lë rehat Demi Lovato-n, e kritikon ashpër me

Max zgjodhi foton e fundit të Demit për t’i thënë dy fjalë, të cilat s’mund t’ia thoshte dot privatisht. Kjo është fotoja në fjalë, ku Demi duket se thjesht po përpiqet të shikojë punët e saj dhe të tregojë prerjen e re të flokëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

Max shkroi dy komente, duke i kërkuar Demit që të ndalonte së foluri për të në shfaqjet e ndarjes së çmimeve dhe pastaj e akuzoi për shfrytëzimin e ndarjes së tyre, duke thënë se shfrytëzimi i ndarjes për vëmendje në PCA nuk ishte gjë e mirë.

Ish i dashuri nuk e lë rehat Demi Lovato-n, e kritikon ashpër me

Demi nuk ka reaguar pas këtye komenteve, por ajo që duket qartë është se në këtë mes dikush tjetër po kërkon vëmendje me çdo kusht.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon