Ndërron jetë nga Covid regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Nga Class 22 November 2020

Ndërron jetë nga Covid regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Regjisori i njohur, Muharrem Fejzo ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 87-vjeçare. Regjisori ishte prekur nga Covid disa ditë më parë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Këtë lajm të hidhur për kinematografinë shqiptare e ndau i biri, Joe Fejzo. Ai postoi në profilin e tij në Facebook, një foto në ambjentet e spitalit, të shoqëruar me një dedikim prekës.

Ndërron jetë nga Covid regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Ndërron jetë nga Covid regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Disa orë para se babai i tij të ndërronte jetë, ai i lutej nëpërmjet një shkrimi që të mos dorëzohej. 

Ndërron jetë nga Covid regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf për "Rusalka", "Nusja e shitur". Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të "Zonjës Çure". Më 1966 diplomohet si aktor dhe më tej si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve. Ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si "Mësonjtrotja", "Muri i gjallë", "Operacion zjarri", "Pranverë e hidhur", "Mëngjese të reja". Ai mbante titullin "Naim Frashëri" dhe "Mjeshtër i madh".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon