Një super bashkëpunim! Këngën e Krishtlindjeve këtë vit Mariah Carey s’do ta këndojë vetëm

Nga Class• 20 November 2020

Një super bashkëpunim! Këngën e Krishtlindjeve

Apple TV + dhe Mariah Carey kanë njoftuar se festat këtë vit do të mbërrijnë zyrtarisht me një prodhim epik të titulluar "Mariah Carey's Magical Christmas Special", që do të debutojë globalisht në Apple TV +, të premten, më 4 dhjetor.

Një super bashkëpunim! Këngën e Krishtlindjeve

Këngëtarja e "All I Want For Christmas Is You" ka ftuar një numër të madh yjesh të muzikës, përfshirë Ariana Grande-n, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Billy Eichner, Snoop Dogg, Jermaine Dupri, Misty Copeland dhe Mykal-Michelle Harris, për të marrë pjesë.

Kënga dhe videoja e re muzikore e "Oh Santa!" këtë vit do të jetë ndryshe, pasi Carey do të performojë së bashku me Ariana Grande-n dhe Jennifer Hudson. Do të na duhet të presim deri më 4 dhjetor për të dëgjuar versionin e ri të këngës që pritet të shndërrohet në këngën më të dëgjuar të Krishtlindjeve të 2020-ës.

Në eventin special do të shfaqen edhe binjakët e Carey, Moroccan dhe Monroe.

Burimi: CNN

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon