Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë? Propozimet për ‘Emily in Paris 2’

Tërheqëse

Nga Class• 14 November 2020

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?

“Emily in Paris”, siç e keni mësuar të gjithë tashmë, do të ketë një sezon të dytë. Filmi që i fiksoi të gjithë adhuruesit e serialeve dramë – komedi, por edhe adhuruesit e modës gjithashtu, do të ketë një serial të dytë në Netfilx. Ky i fundit e ka mbyllur tashmë kontratën me produksionin.

Emily, një vajzë e re, single, zhvendoset në Evropë për punën e saj të ëndrrave, por rrugës haset me disa pengesa. Lily Collins, aktorja kryesore, zbarkon në Francë me më pak se 50 ndjekës dhe postimet e saj të përditshme në Paris arrijnë ta kthejnë atë në një influencuese mode.

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?

Seriali tregon jetën pariziene, kulturën, modën e pagabueshme, e cila u kthye në frymëzim për të gjitha vajzat e reja, por edhe më gjerë se aq.

Gardëroba e filmit është çmenduri! Dhe pikërisht këtu nis faza e dytë…

Kush nuk shkroi për beretat e famshme të Emily-t apo për veshjet me printe nga kulla Eiffel, këpucët dhe çizmet stileto, një ‘magazinë’ e pafund veshjesh, të cilat e çuan Emily-n në një ikonë të vërtetë mode.

Ndryshimi drastik i personazhit u vu re gjatë transferimit të saj në Paris. Ju të gjithë e kujtoni që Emily, në zyrën e saj në Çikago, mbante veshur thjesht një fustan të shkurtër.

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?

Në një analizë të fundit të prestigjiozes Vogue për veshjen e aktores në sezonin e parë, ajo që të bie në sy është fakti që veshjet e Emily-t nuk janë aq afër mënyrës se si vishen vajzat e reja në vitin 2020. Pothuaj gjatë gjithë kohës, thuhet se Emily nuk është elegante, madje të bën të besosh se asaj nuk i intereson aspak moda.

Megjithatë, përtej të gjitha komenteve dhe analizave të personazhit që janë bërë gjatë këtyre kohëve, të gjithë janë dakord me faktin që Emily është një vajzë e zgjuar, e cila dominon jo vetëm te bashkëmoshataret e saj, por edhe më gjerë. Ajo ka ndikuar mjaftueshëm në mënyrën e veshjes së miqve dhe bashkëmoshatarëve të saj. E ashtuquajtur ‘eksperte e mediave sociale’, ajo kalon shumë kohë në Instagram, duke ndjekur influencueset parisiene si Jeanne Damas, Sabina Socol dhe Leia Sfez.

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?

Gjithçka që mbetet për t’u thënë është që ky lloj evolucioni që, natyrisht, ka lindur edhe si meritë e Emily-t, do të vijojë për një kohë të gjatë.

Por, prisni! Vogue ka parashikuar plot 15 veshje, me të cilat Emily mund të prezantohet në sezonin e dytë. Këtë herë ajo është banore e Parisit, është me këmbë në tokë dhe po bën jetën që do. Duke u nisur nga këto të dhëna, me siguri, edhe veshjet e saj do të jenë me personalitet.

15 veshjet që Emily duhet t’i marrë në konsideratë për sezonin e dytë.

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Celine, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Paco Rabanne, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Patou, 2020

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Chloé, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Rachel Comey, 2020

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Off-White, 2020

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Jacquemus, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Christopher John Rogers, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Bottega Veneta, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Marni, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Stella McCartney, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Caroline Hu, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Molly Goddard, 2021

 

Çfarë do të veshë Emily në sezonin e dytë?
Cecilie Bahnsen, 2021

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon