Kush fshihet pas ‘Luzes’ së ‘Portokallisë’? Aktorja zbulon emrat që e mbështetën në skenën e humorit

Nga Class 10 November 2020

Kush fshihet pas ‘Luzes’ së ‘Portokallisë’?

Ndonëse ka spikatur dhe është identifikuar me personazhin e Luzes, Renada Caci është sot ajo që i bën të gjithë. Për një pjesë prej jush që nuk e dinë, ajo nuk e ka nisur në aktrim karrierën e saj, por e ka nisur në muzikë, madje edhe ka marrë në garat muzikore në fillim të karrierës së saj artistike.

Megjithatë, suksesin e pati në “Portokalli” dhe, pa dyshim, roli me të cilin u identifikua, është Luzja.  

Kush fshihet pas ‘Luzes’ së ‘Portokallisë’?

Pasditen e sotme, nga programi “Rudina” në Tv Klan, Renada ndau me publikun emocionet e fillimeve të karrierës në “Portokalli”, si u bë një aktore humori dhe për karakterin e që e bëri të njohur për publikun.

Kush fshihet pas ‘Luzes’ së ‘Portokallisë’?

Ka qenë Erion Isai ai që është bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falënderoj më shumë është Agron Llakaj, i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur duke qarë e më jepte kurajë” – tha Renata.

Kush fshihet pas ‘Luzes’ së ‘Portokallisë’?

Po si erdhi Luzja në sytë e publikut?

"Me personazhin e “Luzes” u rrita në sytë e publikut, u rrita me të gjithë edhe faleminderit Zotit dhe talentit që unë arrita deri në atë farë pike, sepse profesioni ynë ka një gjë - çdo gjë që bën, duket. Ti del para një skene, ke përballë të gjithë atë publik dhe është ai që të gjykon dhe të vlerëson nëse ti je apo nuk je.

Kush fshihet pas ‘Luzes’ së ‘Portokallisë’?

Kjo ka qenë një fazë shumë e vështirë për mua, të gjithë bashkë ndërtuam atë karakter. Unë e kam mishëruar atë karakter dhe në tre të natës të më thuash ‘çohu bëje pak’, e bëj. Ndonjëherë më shumë më pëlqen vetja ashtu sesa si Renada. Akoma nuk kam filluar të adaptohem me pjesën e të qenit Renada Caci që i bën të gjitha”,- tha aktorja.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon