Zbulohet data kur fillon ‘Love Story’, surprizat e para

Gati historiaaa

Nga Class 30 October 2020

Zbulohet data kur fillon ‘Love Story’, surprizat e para

Është pothuaj gjithçka gati. “Love Story” e ka gati historinë për të treguar, ka gati ‘dhëndrin’ dhe kandidatet e tij. Data kur do të nisë transmetimi i programit të ri nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, sapo është bërë publike. E hëna e 16 nëntorit do të nisë një rrugëtim të ri në Tv Klan, së bashku me ekipin që ka nisur nga puna prej disa muajsh.

Me një skenografi gjigante nga duart e mjeshtrit Gaetano Castelli, e cila është zbuluar së fundi edhe nga producentet spektaklit, “Love Story” do të ndërtojë për çdo të hënë magjinë e një dashurie televizive, e cila, me siguri, do marrë vëmendjen e publikut.

Zbulohet data kur fillon ‘Love Story’, surprizat e para

Në postimin e saj të fundit nga provat e këtij ‘Reality Dating Show’, Alketa Vejsiu ka zbuluar edhe një pjesë të skenografisë, por bashkë me të, edhe lajmërimin se më 16 nëntor në Tv Klan do të nisë një rrugëtim i ri, i cili do t’u dedikohet historive të dashurisë. Ato si përrallat, pse jo?

“Love Story”, programi më i ri që nis në Tv Klan, është një “Reality Dating Show”, produksion italo-shqiptar për dashurinë e vërtetë dhe emocionet. Personazhet që marrin pjesë nuk kanë vetëm dëshirë për të fituar zemrën e dikujt, por edhe zemrën e të gjtihë publikut.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon