Ngjarje e rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit

Ndërron jetë në vend

Nga Class• 28 October 2020

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja hidhet nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një 40-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, pasi u hodh nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:15, në rrugën “Him Kolli”, ndërsa nuk dihet ende arsyeja që e shtyu 40-vjeçaren me inicialet M.B, të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, informacion paraprak

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë'hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon