9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat Hermès

Cilat janë ato?

Nga Class 28 October 2020

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Me siguri e dini se çantës Hermès Birkin, iu vendos ky emër, në nder të ikonës së stilit francez Jane Birkin. Gjithashtu, e dini se lista për të blerë një çantë Hermès, mund të zgjasë me vite. Mirëpo, çfarë nuk dini rreth kësaj marke luksoze, që shumë mund ta ëndërrojnë, por vetëm disa mund ta bëjnë të tyrën.

Emri

Thierry Hermès themeloi perandorinë e modës, por emri Hermès gjithashtu vjen nga Perëndia greke e lajmëtarëve dhe tregtisë.

Dyqanet

Ka 315 dyqane ekskluzive Hermès në të gjithë globin.

Kelly dhe Birkin

Çantat e famshme Kelly dhe Birkin janë emëruar përkatësisht për Grace Kelly dhe Jane Birkin.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Kutitë portokalli

Kutitë portokalli Hermès fillimisht ishin me ngjyrë krem, më pas kafe e errët. Kutitë e para portokalli erdhën pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të mungesës së materialeve origjinale.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat
Duhen 48 orë për të bërë një Birkin

Të gjithë Birkins janë hartuar nga një artizan i vetëm, në një nga atelietë e markës. Secilit artizan i duhen 48 orë punë për të krijuar një çantë të vetme.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Ka rreth 200,000 Birkins në qarkullim

Hermès nuk merr më porosi të veçanta për çantën dhe klientët duhet të presin Birkins në nuancat që dëshirojnë, kur ato të mbërrijnë në dyqane.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Mund ta marrësh me qira për një javë

Nëse dëshironi të provoni ndjesinë e të pasurit një çantë Hermès, faqja elektronike VillageLuxe, e cila është lançuar vitin e kaluar, ju lejon ta provoni para se ta blini. Ju mund të merrni me qira një Birkin për 295 dollarë në javë dhe pastaj ose ta dërgoni përsëri, ose ta bëni tuajën.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Birkin më i shtrenjtë në botë u shit për 380,000 dollarë

Në maj, CHRISTIES vendosi një rekord botëror, kur ky krokodil mat Birkin me diamant u shit në ankand për 380,000 dollarë.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Jane Birkin ka vetëm 5 çanta me emrin e saj

Ajo përdor vetëm një Birkin gjatë gjithë kohës dhe i mban çantat e saj derisa të konsumohen.

9 gjërat që duhet t’i dini patjetër për çantat

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon