Ministria e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online, platforma e re me klasa virtuale

Ministrja e Arsimit: Janë hapur 47 mijë klasa virtuale

Nga Class 27 October 2020

Ministria e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online, platforma e re me

Ministrja e Arsimit, në rast të përkeqësimit të situatës në vend, ka gati platformën për mësimin në distancë.

Aktualisht, në platformën akademi.al janë hapur 47 mijë klasa virtuale dhe po kështu kanë nisur edhe llogaritë e nxënësve.

E ftuar virtualisht në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se me përkeqësimin e situatës së koronavirusit, është gati skenari i mësimit në distancë dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë.

Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Janë 47 mijë klasa virtuale që kanë hapur llogaritë personale të nxënësve me platformën akademi.al.

Ministria e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online, platforma e re me

Për këtë arsye, do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm, si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti”,- tha ndër të tjera ministrja Kushi.

Lidhur me problematikën e testimit të të gjithë stafit pedagogjik në rast të shfaqjes së infeksionit në institucionet arsimore, ministrja Kushi tha se “strategjia e tamponimit është sipas kontakteve të afërta. Depistimi masiv nuk është mënyra e duhur. Kur identifikohen nxënësit, izolohet një grup i afërt  kontaktesh, jo e gjithë klasa. Kështu janë udhëzimet”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon