Këngëtari i famshëm shprehet se do të bëhet 'mama' në moshën 35-vjeçare

Nga Class 27 October 2020

Këngëtari i famshëm shprehet se do të bëhet

Sam Smith ka folur në lidhje me planet e tij për krijimin e një familjeje. Muzikanti 28-vjeçar dëshiron të bëhet prind në moshën 35 vjeç.

"Unë i dua fëmijët. I dua të gjithë. Dua të kem fëmijë"-foli Smith për "The Zane Lowe Show

"Dua të jem me fëmijët, t'i shikoj kur rriten dhe të jem pranë tyre çdo ditë. Unë dua të jem një mama."

Artisti gjithashtu planifikon të ekuilibrojë industrinë e muzikës me fëmijët që do të ketë në të ardhmen.

"Patjetër që do ta bëj në një moment, por unë kam akoma shumë brenda meje. Unë ende kam ambicie. Dua akoma t'u këndoj njerëzve dhe ta bëj këtë punë. Është një ndjenjë e mahnitshme ”.

Ndërkohë, Smith gjithashtu deklaroi së është në kërkim për të gjetur partnerin e duhur.

Fituesi i Grammy shtoi -"Unë do të vazhdoj të punoj deri në atë kohë dhe shpresoj të gjej një të dashur, por nuk është askund në Londër. Kam qenë duke kërkuar në të gjithë vendin. Sinqerisht, unë kam qenë në vijën e frontit për tre vjet të mirë dhe kjo është rraskapitëse. "

 
Në maj 2014, Smith doli në publik si homoseksual dhe pranoi një marrëdhënie - që ka përfunduar - me aktorin dhe modelin Jonathan Zeizel.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon