Pas kësaj fotoje, rikthehen teoritë konspirative se gruaja në krah të Trump nuk është Melania

Nga Class 26 October 2020

Pas kësaj fotoje, rikthehen teoritë konspirative se gruaja në

Një fotografi e Zonjës së Parë të SHBA-ve ka shkaktuar ringjalljen e një teorie konspirative që qarkullon prej kohësh. Shumë njerëz besojnë se Donald Trump përdor një sozi për të zëvendësuar gruan e tij në dalje të ndryshme publike.

Pas kësaj fotoje, rikthehen teoritë konspirative se gruaja në

Hashtagu #FakeMelania filloi të bëhej trending në Twitter në fundjavë, kjo pasi u shfaq një foto e Melania Trump që hipte në helikopter për debatin presidencial në Nashville së bashku me presidentin. Në foto, Zonja e Parë mban syze dielli, por vëzhguesit online theksuan se buzëqeshja dhe dhëmbët e saj dukeshin shumë ndryshe nga pamja e saj e zakonshme.

Kjo teori konspirative nuk është e re. Për disa vite ka pasur spekulime se Trump punëson një njeri për të zëvendësuar gruan e tij kur ajo nuk dëshiron ta shoqërojë atë në udhëtimet e fushatës. Në të kaluarën, njerëzit kanë veçuar fotografi që tregonin se gjatësia e Melania Trump ishte e ndryshme në foto të ndryshme, si dhe elementë të tjerë të pamjes së saj.

Vetë Presidenti e ka quajtur teorinë “fake news”, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të njëjtën gjë bënë edhe së fundmi, pasi fotoja e asaj që thuhet se është Melania po bën xhiron e rrjetit.

Rreth spekulimeve të 'FakeMelania', ka komentuar edhe regjisori i filmave, Zack Bornstein, i cili shkroi:

"E vetmja gjë që do të më mungojë nga kjo administratë është ndërrimi i Melaniave të reja, duke pretenduar që ne nuk do ta vëmë re."

Dhe kaq u desh që njerëzit të rikthenin edhe një herë në vëmendje të gjitha Melaniat që kemi parë përkrah presidentit.

Lexoni edhe:

Njerëzit mendojnë se Melania që shohim përkrah Trump nuk është e vërteta

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon