Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto kombinime vjeshte

Po, nëse do të ndjekësh këto regulla

Nga Class 20 October 2020

Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto

Koha ka filluar të ftohet mjaftueshëm, por ndoshta nuk je e gatshme të lësh mënjanë deri në pranverë këpucët e hapura që i ke për zemër. Trendi që vjen nga pasarelat është mjaft modern: këpucët e hapura ose sandalet mund të vishen edhe me geta të trasha. Nëse ke menduar që mund ta shtysh sa më shumë kohën e veshjes së getave, atëherë pse të mos mendosh të shtysh më shumë edhe kohën e veshjes së këpucëve të hapura?

Ka disa rregulla për ta bërë këtë.

Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto

Sigurohu që getat të jenë të reja

Kjo do të thotë të mos kenë fije të hequra apo shenja të dëmtuara në taka. Do të kesh mjaft vështrime rreth e rrotull me këtë look, kështu që sigurohu që nailoni i getave të jetë i ri dhe i pastër.

Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto

Shmang tegelin e getave

Largoje ose fshihe poshtë tabanit të këmbës tegelin e getave, në mënyrë që të mos duket në gishta. Kjo pamje do të të tregojë gishtat e këmbës më bukur.

Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto

Shmang rrudhat në kyçin e këmbës

Ndërsa je munduar të fshehësh tegelin poshtë këmbës, po ashtu mundohu t’i tërheqësh getat sa më shumë të mundesh, në mënyrë që të mos krijosh rrudhë në kyçin e këmbës.

Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto

Zgjidh këpucët e duhura

Në fakt, jo çdo lloj këpuce mund të duket bukur me këtë lloj look-u. Më e mira është që për këtë lloj trendi të përdorësh këpucët e hapura me pak takë, që zakonisht mbajnë balerinat (edhe me pak platformë), të cilat kanë shumë pah hapësirë në maja. Po ashtu edhe stili i këpucëve deri në kyçin e këmbës. Mos zgjidh asgjë që mund të ta ndërlikojë look-un, sepse pastaj veshja bëhet delikate.

Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon