Aktorja zbuloi gjininë e fëmijës dhe sapo na dha një ide ndryshe nga ajo e fishekzjarreve me ngjyrë

Nga Class 18 October 2020

Aktorja zbuloi gjininë e fëmijës dhe sapo na dha një ide

Ashley Tisdale dhe bashkëshorti i saj Christopher French janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti e ndau lajmin me ndjekësit një muaj më parë, përmes rrjeteve sociale, ku zbuluan gjithçka me disa foto me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa dje, ata kanë zbuluar gjininë e fëmijës në një “gender reveal party”, por ndryshe nga festat e zakonshme ku çiftet shpërthejnë fishekzjarre, Tisdale dhe French kishin zgjedhur një tortë të bardhë, e cila në brendësi kishte ngjyrën që zbulonte gjininë e bebushit. Torta në brendësi ishte rozë, pra çifti do të bëhet me vajzë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashley Tisdale (@ashleytisdale) on

"Ky vit ka qenë pa dyshim i vështirë. Për shumë njerëz. Ulje-ngritje dhe një roller coaster emocionesh. Unë mendoj se kjo ditë ka qenë e preferuara ime deri tani! Qava, isha aq e lumtur. P.S. Për të gjithë ju që i pëlqeni festat e tilla: Një tortë me ngjyrë brenda është emocionuese njësoj si fishekzjarret, por më e sigurt,” - shkroi Ashley në Instagram.

Aktorja zbuloi gjininë e fëmijës dhe sapo na dha një ide

Aktorja është katër muajshe shtatzënë, që do të thotë se duhet të presim edhe pesë muaj të tjerë për bebushen.

Aktorja zbuloi gjininë e fëmijës dhe sapo na dha një ide

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon