Zbulohet emri që Ezel dhe partnerja e tij do t’i vendosin fëmijës, po çfarë kuptimi ka?
Si do të quhet?

Sapo fansat mësuan si do të quhet vajza që pritet të vijë në jetë së shpejti, nisën kërkimet: Çfarë do të thotë ky emër?
Kuptimi i emrit Lalin u bë një nga temat më të kërkuara në një kohë shumë të shkurtër, sapo u zbulua se aktori i njohur Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal do ta quajnë kështu vajzën e tyre.

Pyetja “çfarë do të thotë emri Lalin?” në Internet u bë një nga pyetjet më të kërkuara të ditës. Lalin, emri që do t’i vihet vajzës së çiftit të famshëm, ka origjinë turke, arabe dhe perse.

Po cili është kuptimi i këtij emri?
Lalin është një emër i vjetër që mendohet se origjinën e ka turke, arabe dhe perse. Në secilën prej këtyre gjuhëve, kuptimi është specifik, por mendohet se Lalin do të thotë “e kuqe e ndezur” ose “e kuqe rubini”.
Tashmë, të gjitha janë gati për vogëlushen e çiftit të famshëm turk – edhe emri. Aktori Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja Sinem Kobal mezi pop resin të kenë në krahë vajzën e tyre. Kobal është në javët e fundit të shtatzënisë dhe me këtë rast, ajo ka realizuar edhe një set fotografik me barkun e rrumbullakosur.

Katër vjet pas martesës, çifti Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal, kanë gjithçka gati në rozë për të pritur Lalin në jetën e tyre.




