Fjolla Morina lë pas “dënimin”, këngëtarja merr propozimin për martesë

Nga Class 17 October 2020

Fjolla Morina lë pas “dënimin”, këngëtarja merr

Fjolla Morina po përjeton më së fundmi disa momente lumturie. Ajo ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj, ku tregon unazën tunduese prej diamanti. Fjolla ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj.

Kjo periudhë ka qenë e vështirë për këngëtaren. Ajo u bë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, ku iu zbuluan dy armë në çantë.

Fjolla Morina lë pas “dënimin”, këngëtarja merr

Në dëshminë e saj në polici, Fjolla ka treguar rreth romancës së saj me Fisnik Sylën, duke thënë që ishin gati për martesë.

Pas kësaj ngjarjeje, Fjolla u përball dhe me një situatë të hiperbolizuar, siç e quan ajo, që u bë në mediat sociale. Sipas saj, u publikuan gjëra të pavërteta, të cilat po lëndonin familje dhe fëmijë.

Megjithatë, pas kësaj periudhe, për këngëtaren vijnë këto momente romantike. Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i ka propozuar për martesë Fjollës.

“Unë thashë Po! Dashuri”,- shkruan Fjolla krahas postimeve të saj.

Fjolla Morina lë pas “dënimin”, këngëtarja merr

Fjolla Morina lë pas “dënimin”, këngëtarja merr

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon