Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se ç'thonë legjendat për disa prej tyre

Nga Class 15 October 2020

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Aksesorë me gurë të llojeve të ndryshëm mund të mbajnë domëthënie të caktuara dhe secili mund të ketë historinë e tij. Gjatë historisë dhe epokave të ndryshme, cilësia e gurëve është vlerësuar në mënyra të ndryshme. Guri i hënës besohet se ishte një mënyrë për të komunikuar me perënditë, guri 'jade' për të tërhequr fatin e mirë, thuhej se rubinët ndihmonin në luftë, smeraldët për të mbrojtur udhëtarët dhe diamantët supozohej të kishin fuqi mbi dashurinë dhe shëndetin, por gjithashtu mund të përdoreshin dhe si helm. Perla ishte një simbol i fuqisë për mbretërit dhe mbretëreshat.

Fuqia e butë e bizhuterive është shfytëzuar pafund nga diplomatët, tregtarët si dhe të dashuruarit. Në kohët moderne, parulla e famshme e marketingut nga De Beers "një diamant do të thotë përgjithmonë" krijoi idenë se unazat e fejesës duhet të kenë gjithmonë diamant.

Këtu do të gjeni disa legjenda të veçanta rreth gurëve më të çmuar në botë.

Safiri

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Bluja është konsideruar prej kohësh si ngjyra e besnikërisë dhe safirët dikur ishin xhevahiri i preferuar për unazat e fejesës (para se ta merrnin diamantet këtë nder, në fillim të shekullit XX)

Smeraldi

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Legjendat kanë thënë se vendosja e një smeraldi nën gjuhën tuaj ju jep mundësinë të parashikoni të ardhmen (por ne nuk e rekomandojmë këtë). Gjithashtu, thuhet se smeraldi mbron nga magjitë e këqija dhe mund të shërojë sëmundjet.

Rubini

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Rubinët janë konsideruar si gurë perandorak. Njerëzit në Indi besonin se rubinët ofronin siguri dhe paqe. Ndërsa evropianët mesjetarë mendonin se këta xhevahirë garantonin shëndet, pasuri, sukses dhe dashuri.

Amethisti

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Ky gur është vlerësuar nga grekët si një gur që të jep mendje të kthjellët. Madje besonin se parandalonte dehjen.

Peridoti

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Peridoti ka një ngjashmëri të madhe me smeraldin. Egjiptianët besonin se peridotët të mbronin nga ëndrrat e këqija, të sillnin fat të mirë dhe shëndet. Besohet se disa nga smeraldët e famshëm të Kleopatrës ishin në të vërtetë peridotë.

Garneti

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Garneti është një gur që ka shoqëruar klerikët dhe fisnikët. Në Egjiptin e lashtë faraonët vishnin gjerdanë me garnet të gdhendur, që e përdorinin për të vulosur dyllin në dokumente të rëndësishme.

Opali

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Opali është një gur që mund të shfaqë shumë ngjyra të ndryshme në një gur të vetëm. Për këtë arsye gjithmonë është menduar si një gur me fuqi të mbinatyrshme. Në Romën e lashtë, kjo perlë simbolizonte dashurinë dhe shpresën. Grekët e lashtë besonin se guri i opalit largonin sëmundjet. Ndërsa evropianët e kanë konsideruar si simbol të shpresës, pastërtisë dhe së vërtetës. Diçka interesante është që dikur mendohej se mund të ruante ngjyrën e verdhë të flokëve.

Zirkoni

Të gjithë i adhurojmë gurët e çmuar, ja se

Fjalët e popullit thonë se zirkoni ka fuqinë të lehtësojë dhimbjet dhe të parandalojë makthet. Në Mesjetë, ky gur mendohej se shkaktonte gjumë të shëndoshë, largonte shpirtërat e këqinj, promovonte pasuri, nder dhe mençuri.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon