Rritja e pagave për mësuesit e sistemit parauniversitar do të jetë 15%. Konkretisht paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 65,800 lekë që është do të bëhet 72,100 lekë. Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve nga 68,800 lekë që është do të bëhet 75,550 lekë.

Referuar deklaratës që ka bërë Kryeministri Edi Rama tanimë kemi mësuar se edhe pagat e mësuesve të arsimit parauniversitar do të rriten me 15%. Kjo rritje do të hyjnë në fuqi që nga data 1 janar 2021.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dha edhe detajet se sa do të rriten konkretisht pagat e mësuesve duke bërë edhe një krahasim me sa kenë qenë ato më parë.

Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë.

• Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë.

Kështu, në sistemin arsimor shqiptar, paga mesatare është 65.800 lekë, me rritjen 15% (6.300 lekë) shkon në 72.100 lekë në 2021, ndërsa paga mesatare bruto e mësuesve është 68.800 lekë, me rritjen 15% (6.750 lekë) shkon në 75.550 në 2021. Pagat e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 2013 në 2021 janë rritur me 21.6%, ato të shkollave të mesme me 21.3%.

Në një deklaratë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi për rritjen e pagave u shpreh se: “Rritja prej 15% e pagës së arsimtarëve duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen është dëshmi reale e mbështetjes së qeverisë shqiptare ndaj kësaj kategorie vitale të shoqërisë, falë sakrificës e përkushtimit të të cilëve përmirësohet gjithmonë e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja”.

Shqipëria krahasuar me rajonin

Krahasuar me vendet e rajonit, konkretisht me Maqedoninë e Veriut, flasim për një diferencë shumë të vogël në arsim me këtë rritje të realizuar në 2021-shin. Rroga mesatare e një mësuesi në Maqedoninë e Veriut  është 54.676 lekë (2020). Ndërsa rroga mesatare në Shqipëri për këtë profesion është 60.758 lekë (2021).