Pas 15-vjetësh në Top Channel, Bieta Sulo tregon sa ka qenë paga e saj e parë

Nga Class 30 September 2020

Pas 15-vjetësh në Top Channel, Bieta Sulo tregon sa ka qenë paga

Pyetja “sa paguhesh?” është një ndër më të sikletshmet me të cilat mund të ndeshesh, por ka njerëz që nuk e shmangin, përkundrazi tregojnë edhe sa paguhen në të vërtetë. Ka të tjerë që jo vetëm e konsiderojnë cënim privatësie, por shpeshherë vihen edhe në vështirësi për të dhënë një përgjigje të sinqertë.

Bieta Sulo duket se nuk është në grupin e njerëzve që sikletoset kur pyetet për pagën. Sigurisht, duke pasur parasysh edhe faktin që flet për pagën e 15 vjetëve më parë.

Pas 15-vjetësh në Top Channel, Bieta Sulo tregon sa ka qenë paga

Në programin e sotëm të “Ftesë në 5”, duke ndarë me publikun eksperiencat e punëve të ndryshme me të ftuarit në studio, Bieta rrëfeu se puna e saj e parë ka qenë në Top Channel, aty ku moderatojra dhe autorja e programit të pasdites vijon të punojë edhe sot. Por 15 vjet më parë, paga e saj, sigurisht ishte modeste.

Unë e kam nisur në Top Channel para 15-vitesh dhe rroga e parë ka qenë 350 mijë lekë të vjetra”,- tha Bieta.

Pak? Apo mjaftueshëm për 15 vite më parë? 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon