Moda e pandemisë: Ky fustan është një gjetje gjeniale për ato që e harrojnë maskën në shtëpi

Nga Class 28 September 2020

Moda e pandemisë: Ky fustan është një gjetje gjeniale

Meqenëse maskat e fytyrës u bënë të detyrueshme për shumicën e aktiviteteve të përditshme si hyrja në dyqane, përdorimi i transportit publik, frekuentimi i ambienteve të mbyllura etj., gjithmonë sigurohemi të kemi një të tillë para se të dalim jashtë.

Megjithatë, duhet ta pranojmë që të gjithëve na ka ndodhur ta harrojmë të paktën një herë maskën. Dhe vetëm kur jemi kujtuar papritur “oopsss”, me vrap në farmacinë më të afërt. Mirëpo, kush ka kohë për të humbur ditët e sotme? Askush!

E dini se cila mund të jetë zgjidhja e një problemi të tillë? Një veshje me maskën të bashkëngjitur. Po, stilistët kanë menduar për ju që harroni gjithçka!

Moda e pandemisë: Ky fustan është një gjetje gjeniale

Ky fustan me një maskë të bashkëngjitur në pjesën e fytyrës, duket se është e ardhmja e modës gjatë pandemisë.

Moda e pandemisë: Ky fustan është një gjetje gjeniale

Në dukje ky është një fustan i zi mjaft i thjeshtë, por ju siguron që do ta keni gjithmonë maskën tuaj me vete. Fustanin mund ta gjeni te PrettyLittleThing për 21€ dhe është një zgjidhje interesante dhe shumë ‘fashion’.

Nuk mendoni edhe ju kështu?!

Moda e pandemisë: Ky fustan është një gjetje gjeniale

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon