Një tjetër bebush do t’i shtohet familjes mbretërore! Princesha, në pritje të ëmbël

Nga Class• 25 September 2020

Një tjetër bebush do t’i shtohet familjes mbretërore!

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të një fëmije. Pallati Buckingham ka bërë të ditur lajmin se bebushi do të vijë në jetë në fillim të vitit të ardhshëm.

Një tjetër bebush do t’i shtohet familjes mbretërore!

Në një postim në Twitter të familjes mbretërore thuhej se çifti ishte shumë i lumtur të ndante këtë lajm.

"Duka i Jorkut dhe Sarah, Dukesha e Jorkut, Z. dhe Zonja George Brooksbank, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të entuziazmuar nga ky lajm”, -thuhej ndër të tjera në postim.

Duke postuar një foto të duarve të saj dhe Jack që mbanin një palë këpucë për fëmijë, princesha tha se ajo dhe Jack ishin "shumë të ngazëllyer". Mesazhet e urimit për prindërit e ardhshëm ishin të panumërta, mes tyre edhe Kryeministri Boris Johnson.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie) on

Fëmija është i 11-ti në radhë të fronit dhe do të quhet Master nëse është djalë ose Miss Brooksbank nëse është vajzë, pa titull mbretëror pasi do të lindë në një linjë femërore të familjes mbretërore dhe sepse Jack nuk ka titull mbretëror.

Kjo mund të ndryshojë vetëm me vendim të Mbretëreshës.

Eugenie, e dhjeta në radhë të fronit u martua me Jack Brooksbank në St George's Chapel në Kështjellën Windsor në tetor të vitit 2018.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie) on

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank - i cili është menaxheri evropian i markës së Casamigos Tequila, i bashkëthemeluar nga George Clooney - u takuan kur bënin ski në Zvicër në vitin 2010. Dasma e tyre u pa nga më shumë se 3 milionë njerëz.

Fustani i nusërisë së Princeshës Eugenie - i krijuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos – ekspozonte shpinën e saj me qëllim për të treguar shenjën e shkaktuar nga një operacion që ajo bëri në moshën 12-vjeçare për shkak të skoliozës.

Një tjetër bebush do t’i shtohet familjes mbretërore!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon