‘Kur mund të mbyllen shkollat’, ekspertja e ISHP-së tregon skenarët e mundshëm

Kur mund të mbyllen shkollat

Nga Class• 24 September 2020

‘Kur mund të mbyllen shkollat’, ekspertja e ISHP-së tregon

Dr. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP ka thënë në media se janë disa skenarë në rastet e shpërthimeve epidemike, kur ka qoftë dhe një fëmijë të infektuar, një klasë e tërë apo e gjithë shkolla. Informacioni në vijim.

Me hapjen e shkollave, ekspertët e shëndetit publik deklaruan se do të kishte rritje të numrit të infektimeve. Ka kaluar vetëm java e parë e nisjes të tyre dhe rastet e infektimeve në institucionet arsimore po raportohen çdo ditë pothuajse në qytete të ndryshme të vendit.

Shifrat e para u raportuan për Tiranën, e cila ka qenë vatra më e nxehtë e përhapjes së COVID-19. Që në ditët e para të procesit mësimor, 12 mësues dhe 3 nxënës në Tiranë kanë rezultuar pozitivë dhe po mbahen në izolim. Raste infektimesh janë evidentuar edhe në 4 shkolla të Fierit, ku 3 nga këto shkolla janë publike dhe një private.

Në 48 orët e fundit raportohet se është infektuar një nxënës gjimnazi në Pogradec, por edhe një rast në një nga shkollat e mesme në Gjirokastër. Ndërkaq një ditë më parë u raportua edhe për 4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, të cilët kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 pas kryerjes së tamponit. Raportohet se mësuesit janë karantinuar po ashtu edhe disa kolegë të tyre ndërkohë që janë mbyllur disa klasa.

‘Kur mund të mbyllen shkollat’, ekspertja e ISHP-së tregon

Natyrisht që përballë kësaj situate që nuk duket aspak e mirë që në javën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, përveç frikës që kanë prindërit për fëmijët e tyre dhe natyrisht që është shumë e rëndësishme të merret informacion se çfarë protokolli do të ndiqet kur dihet që COVID-19 është shumë i ngjashëm me virozat e stinës së dimrit dhe gripit vetë.

Dr. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP tha në “Wake Up” në Top Channel se janë disa skenarë në rastet e shpërthimeve epidemike; kur ka qoftë dhe një fëmijë të infektuar, një klasë e tërë apo e gjithë shkolla.

“Edhe në rastet kur është infektuar e gjithë klasa skenari është izolimi i klasës, evidentimi i rasteve pozitive, hetimi epidemiologjik i secilit rast dhe karantinimi i personave të kontaktit, duke përfshirë edhe mësuesit që kanë bërë mësim në atë klasë. Dhe rasti ekstrem është mbyllja e një shkolle. Por pa kryer një hetim të detajuar nuk shkohet në këto masa ekstreme”,- shpjegoi Tomini.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon