Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të gjithëve u tërhoqi vëmendjen makina?

Pse makina?

Nga Class 18 September 2020

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, u panë së bashku në një nga restorantet më të populluara në Etiler, një natë më parë. Më shumë sesa pamja e re, me flokë dhe mjekër të zgjatur të aktorit, vëmendjen e tërhoqi makina e re “Porsche Cayanne”, vlera e së cilës shkon 2 milionë lira turke (223,760 euro). Por jo vetëm makina…

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

35-vjeçari do të rikthehet së shpejti në ekranin e madh të ATV me seritë e reja të serialit “Osmani”. Për shkak të rolit, ka ndryshuar tërësisht edhe pamjen, por ndërsa ishte duke dalë së bashku me bashkëshorten Fahriye Evcen nga një restorant në Etiler, aktori u përball me gazetarët.

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

Pyetjes për imazhin e tij të ri, Burak iu përgjigj se ndihet shumë komod me këtë stil, edhe pse arsyeja është për shkak të serive të reja që do të xhirojë për serialin “Osmani”.

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

Pasi folën për planet e reja në kinema dhe planet e jetës private, dy aktorët iu drejtuan makinës së re, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Një makinë “Porsche” e re, me vlerë 2 milionë lira ra menjëherë në objektivin e aparateve.

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

Por edhe një orë e re në dorën e Fahriye Evcen, gjithashtu. Me vlerë 170 mijë lira (19 mijë euro), ora “Rolex's Datejust Gold” duket se është një dhuratë e fundit për aktoren.

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

"Tani dua të rikthehem në aktrim, më ka munguar ekrani", - u tha Fahriye gazetarëve duke shtuar se është duke i menduar ofertat që i janë bërë për të qenë në sheshxhirim.

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

Burak Ozçivit shfaqet ‘i transformuar’, po pse të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon