Çfarë i bëri të rikthehen bashkë? Egla Harxhi zbulon çelësin e marrëdhënies me Alexandre

Egla Harxhi flet për marrëdhënien me Alexandre de Basseville

Nga Class• 18 September 2020

Çfarë i bëri të rikthehen bashkë? Egla Harxhi zbulon

Egla Harxhi është rikthyer në vëmendjen e publikut pas ribashkimit me partnerin e saj Alexandre de Basseville. Megjithëse për një kohë të gjatë të ndarë, çifti kanë kaluar disa javë pushime bashkë dhe kanë vendosur ta mbajnë të ndezur zjarrin e dashurisë.

Çfarë i bëri të rikthehen bashkë? Egla Harxhi zbulon

Edhe pse, nga “Rudina”, një vit më parë, Egla deklaroi se raporti mes tyre kishte marrë fund për shkak të ndryshimit të prioriteteve, pasditen e sotme, sërish nga i njëjti program, ajo deklaroi se marrëdhënia me fotografin Jarl Alexandre de Basseville është në ditët më të lumtura të saj.

Çfarë i bëri të rikthehen bashkë? Egla Harxhi zbulon

Siç tha ish-Miss Shqipëria 2007, gjërat kanë ndryshuar, janë rikthyer sërish bashkë dhe këtë verë kanë kaluar pushimet më të bukura. Tashmë, i kanë hedhur pas të gjitha problemet me njëri-tjetrin dhe komunikimi mes tyre ka qenë çelësi i gjithçkaje.

Çdo çift ka ato momentet e tyre të vështira që nëse i kalon, bëhen edhe më të forta. Në rastin konkret ne kemi kaluar disa momente të vështira, por kemi një forcë shumë të madhe bashkë që është komunikimi. Që do të thotë, sado larg të jemi, kemi një forcë komunikimi edhe në largësi, pa folur. Kjo është një pasuri për një marrëdhënie. Sido që të jetë puna, çdo gjë zgjidhet me komunikim dhe çdo problematikë zgjidhet duke folur. Ne e kemi të fortë këtë pjesë dhe tani jemi më të fortë se kurrë dhe patneriteti është bërë shumë më i fortë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon