Nëna vendos të lindë fëmijën e së bijës, historia e pazakontë e familjes shqiptare

Nga Class 16 September 2020

Nëna vendos të lindë fëmijën e së bijës,

Surrogacia mund të jetë një fenomen i përhapur në botë, por jo shumë në Shqipëri, sidomos kur ndodh brenda familjes. Një histori e veçantë surrogacie është trajtuar mbrëmjen e kaluar në “Opinion”. Një nënë 51-vjeçare vendosi të mbajë në barkun e saj fëmijën e së bijës.

Gjithçka nisi nga pamundësia e vajzës 28-vjeçare për të bërë fëmijë. Mitra e saj ishte dëmtuar për shkak të disa problemeve në adoleshencë dhe ndërhyrjeve të herëpashershme që i ishte dashur të bënte. Për këtë arsye ajo dhe bashkëshorti nuk mund të bënin dot një fëmijë në mënyrë natyrale.

“E rëndësishme për mua është ta kem në krah. Nuk ka problem që nuk e kam në barkun tim”, -shprehet vajza gjatë intervistës.

Nëna vendos të lindë fëmijën e së bijës,

Vendimin që fëmija të vinte në këtë mënyrë në jetë e mori vetë 51-vjeçarja. Gjatë një vizite me të bijën te gjinekologu, gruaja shprehu dëshirën për të qenë ajo nëna bartëse.

“Pas heqjes së mitrës nuk kishte shpresë më për një fëmijë. E pashë që zgjidhje tjetër s’kishte. Nuk e pranoja dot që ime bijë të mos rriste një fëmijë. [Gjatë vizitës te gjinekologu] hymë brenda, u ulëm përballë me doktorin dhe ia preva shkurt: 'Kam ardhur për një fëmijë për time bijë'. Në atë kohë ime bijë më tha: 'Mama çfarë po flet?' Sepse asnjë nuk e priti. Nuk ishte diskutuar asnjëherë. Më erdhi natyrshëm. 'Unë e ndjej që kjo gjë do realizohet', thashë”, -rrëfeu gruaja, duke shtuar se pas kësaj vendosën të vazhdonin me procedurat.

Nëna vendos të lindë fëmijën e së bijës,

Por si reagoi bashkëshorti i vajzës ndaj këtij vendimi?

“Në atë kohë bashkëshorti im nuk ndodhej në Shqipëri, sapo ishte larguar. Do ikja dhe unë me të, por ndodhi kjo gjë, nëna ime e vendosi krejt papritur. Si mund të reagonte ndryshe kur e dinim që shpresë tjetër nuk kishim. U lumturua, sido të vinte, do bëhej baba. E priti mirë”, -ka rrëfyer vajza.

“Procedurat u nisën pas analizave, eko. Bëmë kontroll të tre, nëna, unë dhe bashkëshorti im, sepse duhet të ishte çdo gjë brenda normave, parametrave të mjekësisë... Doktori më dha lajmin që njëra nga vezoret u pllenua dhe deri tani jemi me sukses. Lotët e mi nuk pushonin, ishin të pashmangshëm, nuk mund ta kontrolloja dot veten. Shpresa ime, pavarësisht se asnjëherë nuk ishte shuar, u bë edhe më e fortë”, -shprehet 28-vjeçarja.

Ndërsa fëmija pritet të vijë në jetë brenda pak kohe.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon