Cilat janë pijet më të këqija para gjumit, pse rrezikojnë shëndetin

Çfarë nuk duhet të pish gjatë natës

Nga Class 15 September 2020

Cilat janë pijet më të këqija para gjumit, pse

Nëse je duke ndjekur një dietë për të rënë nga pesha, edhe pagjumësia është një problem më vete. Kur nuk fle mjaftueshëm, gjëja e parë që arrin të mendosh të nesërmen është një mëngjes i rëndë me brumra e sheqer, duke e nisur ditën në mënyrë të pashëndetshme. Ky cikël vicioz fillon, në fakt, me pijet e gabuara para gjumit. Mëso cilat janë, që të mos përsëritësh gabimet.

Cilat janë pijet më të këqija para gjumit, pse

Vera

Është e zakonshme që darka të të zërë duke pushuar me një gotë verë në dorë. Por nëse pas një gote, vjen edhe një e dytë apo e tretë, kjo do të të dëmtojë, sepse këtu është prekur cikli i gjumit. Një studim i fundit për alkoolizmin vëren se: “Edhe pse vera të jep një gjendje gjumi, si fillim, më vonë ajo fillon e prish dalëngadalë gjumin dhe të çon në një natë shqetësuese".

Mos harro gjithashtu se çdo gotë verë përmban më shumë se 100 kalori, kështu që edhe vera nuk të ndihmon nëse do të biesh nga pesha. Eliminoje përfundimisht gotën e dytë të verës, nëse do që të kesh gjumë të qetë dhe nëse do të shohësh rezultatet e rënies në peshë në një kohë të shkurtër.

Cilat janë pijet më të këqija para gjumit, pse

Pijet me gaz

Nuk janë një zgjedhje e mirë para gjumit edhe pijet me gaz. Kafeina që përmbajnë do të të mbajë zgjuar gjithë natën. Përveç kësaj, pijet me gaz kanë edhe përmbajte të lartë sheqeri, të cilat shtojnë kalori pa pasur asnjë mundësi për t’i djegur. "Në të vërtetë, pijet me gaz janë produkti i vetëm që ndikon drejtpërdrejt në shkaktimin e obezitetit".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon