Zbulohet partneri i ri i ‘Gylserenit’, kush është i zgjedhuri në krah të aktores

Për herë të dytë

Nga Class• 14 September 2020

Zbulohet partneri i ri i ‘Gylserenit’, kush është i

Është zbuluar nga mediat turke seriali më i ri që do të ketë protagoniste një emër që të gjithë e njihni mjaft mirë nga roli i Gylerenit në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Aktorja e njohur, Nurgül YeÅŸilçay, do jetë protagoniste në një serial të ri “Kefaret”, në të cilin do të interpretojë në krah të aktorit Mert Fırat. Lajmi është publikuar për herë të parë nga produksioni që do të mbulojë të gjithë filmin, i cili pritet të ketë gjithsej 25 pjesë.

Zbulohet partneri i ri i ‘Gylserenit’, kush është i

Një nga prodhimet më ambicioze të sezonit të ri, që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut, do të risjellë në ekran, pas një shkëputjeje të gjatë, aktoren e mezipritur nga fansat e saj.

Mësohet se xhirimet kanë filluar dhe bashkë me to, edhe lajmet e para që shoqërojnë promovimin e serialit. Së fundi, në një deklaratë për mediat, mësohet se filmi do të transmetohet në Fox TV, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë televizioni.

Zbulohet partneri i ri i ‘Gylserenit’, kush është i

“Kefaret” ka një histori interesante që është punuar me detaje nga Mesude Erarslan dhe skenar nga Mahinur Ergün. Historia është frymëzuar nga libri “Konstantiniyye” nga Zülfü Livaneli.

Takimi i Mert Fırat me YeÅŸilçay është i dyti, pas një filmi “Night”, në të cilin ata sërish kanë qenë protagonistë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon