Grimierja e VIP-ave tregon gabimin më të madh që bëjnë gratë dhe vajzat me make up-in

Nga Class• 13 September 2020

Grimierja e VIP-ave tregon gabimin më të madh që bëjnë

Jamie Greenberg, një artiste grimi në Hollywood, e cila ka punuar me emra të njohur si Gwyneth Paltrow apo Lucy Hale, ka zbuluar gabimin që bëjnë zakonisht vajzat dhe gratë me grimin dhe ka të bëjë pikërisht me fondatinën.

Fondatina që nuk përzihet mirë nuk duket bukur tek askush, por veçanërisht nuk duket aspak bukur te lëkurat e grave mbi të 40-at.

Grimierja e VIP-ave tregon gabimin më të madh që bëjnë

"Shumë gra preferojnë ta hapin fondatinën me duart e tyre dhe shpesh lënë njolla ose krijojnë vija në fytyrë”, thotë Jamie, e cila shton, "kështu që është shumë e rëndësishme të merrni kohën tuaj dhe ta përhapni produktin në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë fytyrën.”

Në vend që të përdorni gishtërinjtë tuaj, provoni një furçë të dendur për ta hapur fondatinën.

Ose nëse furça nuk ju pëlqen, atëherë provoni një sfungjer të mirë (mos harroni ta lagni) për aplikim të përsosur. Mos harroni që t’i ndërroni mjetet e grimit ose produktet e grimit kur u vjen koha.

Grimierja e VIP-ave tregon gabimin më të madh që bëjnë

“Ne nuk mbajmë të njëjtat rroba dhe nuk veshim të njëjtën gjë çdo ditë. E njëjta gjë vlen për kujdesin për lëkurën; nëse është e vjetër, hidhe poshtë. Jo vetëm që është jo-higjienike, por gjithashtu duket keq në lëkurë.”

Pra, i gjithë sekreti që lëkura juaj të duket  bukur është te teknika e hapjes së fondatinës.

Grimierja e VIP-ave tregon gabimin më të madh që bëjnë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon